OKB: Përleshjet në Siri të ndalen për një muaj
Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara në Siri, duke përshkruar situatën e vështirë humanitare në këtë vend, kërkuan që të gjitha përleshjet të ndaleshin për një muaj në Siri.
Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara në Siri, kërkuan ndërprerjen e të gjitha konflikteve ushtarake në këtë vend. Një deklaratë e bërë nga koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Siri ka bërë thirrje që përleshjet të pezullohen për të paktën një muaj për të dërguar ndihma humanitare në këtë vend. Në një deklaratë, Kombet e Bashkuara përshkruan situatën e dhimbshme në Siri dhe paralajmëruan për pasojat e kësaj situate. Ndërsa ushtria siriane po përpiqet të dëbojë terroristët e Frontit Al Nusra nga Idlibi në Sirinë veriore, operacionet ushtarake turke në qytetin Afrin kanë krijuar një valë zhvendosjeje të detyruar dhe arratisje të sirianëve nga këto zona.