Lavrov: Ndryshimi i marrëveshjes bërthamore i pamundur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68937-lavrov_ndryshimi_i_marrëveshjes_bërthamore_i_pamundur
Ministri i jashtëm rus tha se ndryshimi i marrëveshjes bërthamore të lidhur mes Iranit dhe 6 fuqive botërore është i pamundur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2018 08:20 Europe/Tirane
  • Lavrov: Ndryshimi i marrëveshjes bërthamore i pamundur

Ministri i jashtëm rus tha se ndryshimi i marrëveshjes bërthamore të lidhur mes Iranit dhe 6 fuqive botërore është i pamundur.

Ministri i jashtëm i Rusisë theksoi pamundësinë e ndryshimit të marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe gjashtë vendeve botërore të arritur në vitin 2015, transmeton agjencia e lajmeve Russai Today. Sergej Lavrov, në një bisedë me kanalin 1 rus, kritikoi këmbënguljen e presidentit amerikan Donald Trump mbi nevojën e ndryshimit të marrëveshjes bërthamore dhe tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta ndryshojnë atë ashtu siç ata vetë dëshirojnë. Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare dhe ndryshimi i saj është i pamundur, ndërsa vendet evropiane i bëjnë thirrje SHBA që të zbatojë këtë marrëveshje. Lavrov në vazhdim ka thënë: Një proverb amerikan thotë se nuk është nevoja të ngjitësh diçka që nuk është thyer. E vërteta është se marrëveshja është shumë aktive, por disa përpiqen t'a minojnë atë.