Tillerson takohet me Çaushogllu
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69225-tillerson_takohet_me_Çaushogllu
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se Shtetet e Bashkuara e njohin të drejtën legjitime të Turqisë për të mbrojtur kufijtë e saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 16, 2018 13:03 Europe/Tirane
  • Tillerson takohet me Çaushogllu

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se Shtetet e Bashkuara e njohin të drejtën legjitime të Turqisë për të mbrojtur kufijtë e saj.

Ai i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi në Ankara me qëllim të uljes së tensioneve në mes të dy aleatëve të NATO-s. Pasi ka biseduar me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çaushogllu, Tillerson i ka bërë thirrje Ankarasë të tregojë përmbajtje gjatë operacioneve në rajonin Afrin të Sirisë dhe të mënjanoje hapa që mund të përshkallëzojnë tensionet. Duke folur në konferencën e njëjtë për media, Çaushogllu, ka thënë se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve bilaterale, duke premtuar krijimin e “mekanizmave” për të diskutuar çështjet problematike. Kohët e fundit janë tensionuar marredheniet midis Uashingtonit dhe Ankarasë për shkak të sulmeve turke në Afrin.