Erdogan: Vrasja e civilëve nuk është në gjakun tonë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69835-erdogan_vrasja_e_civilëve_nuk_është_në_gjakun_tonë
Në një reagim ndaj publikimi të disa raporteve të lajmeve për vrasjen e civilëve nga ana e ushtrisë turke në operacionin Dega e Ullirit,  presidenti turk ka thënë se “vrasja e civilëve nuk është në gjakun tonë”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 24, 2018 12:40 Europe/Tirane
  • Erdogan: Vrasja e civilëve nuk është në gjakun tonë

Në një reagim ndaj publikimi të disa raporteve të lajmeve për vrasjen e civilëve nga ana e ushtrisë turke në operacionin Dega e Ullirit,  presidenti turk ka thënë se “vrasja e civilëve nuk është në gjakun tonë”.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan duke reaguar ndaj deklaratave të disa zyrtarëve se Ankaraja në operacionet Dega e Ullirit në Siri ka vrarë civilë, ka thënë: Çfarë thonë ata?! Këta njerëz janë të paskrupullt, të vrazhdë dhe pa parime morale. Ne nuk vrasim civilë, nuk është në gjakun tonë. Erdogan ka shtuar: Ata vijnë nga 10 mijë km larg në Siri. Ndërsa ne kemi 911 km të kufirit të përbashkët dhe mbrojtja e këtij kufiri është përgjegjësi e jona.