Lavrov: Rusia s'është fajtore për helmimin e Skripalit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70965-lavrov_rusia_s'është_fajtore_për_helmimin_e_skripalit
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, mohoi se Moska qëndron prapa helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij në Britani dhe refuzoi kërkesën e Londrës për shpjegim në lidhje me incidentin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 13, 2018 10:45 Europe/Tirane
  • Lavrov: Rusia s'është fajtore për helmimin e Skripalit

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, mohoi se Moska qëndron prapa helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij në Britani dhe refuzoi kërkesën e Londrës për shpjegim në lidhje me incidentin.

"Rusia nuk është fajtore", tha Lavrov në një konferencë për media në Moskë. Autoritetet britanike thonë se sulmi kundër Skripalit ka qenë i qëllimshëm dhe se për kryerjen e tij është përdorur një agjent nervor shumë toksik, i cili është zhvilluar në Rusi. Lavrov e bëri të qartë se Moska nuk do të plotësojë kërkesën e Britanisë për shpjegime deri në fund të ditës. Duke folur një ditë pasi kryeministrja britanike, Theresa May, tha se ka "shumë gjasa" që Rusia të qëndrojë prapa helmimit, shefi i mbikëqyrësit të armëve kimike globale tha se është "jashtëzakonisht shqetësuese që agjentët kimikë ende përdoren për të dëmtuar njerëzit".