Gerasimov: Nëse SHBA sulmon Sirinë, Rusia do të përgjigjet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70973-gerasimov_nëse_shba_sulmon_sirinë_rusia_do_të_përgjigjet
Një gjeneral i lartë rus deklaroi se Rusia do t'i përgjigjet një sulmi amerikan mbi Sirinë, duke goditur çdo raketë dhe sistem të përfshirë në një sulm të tillë, nëse kërcënohet jeta e ushtarakëve rusë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 13, 2018 15:08 Europe/Tirane
  • Gerasimov: Nëse SHBA sulmon Sirinë, Rusia do të përgjigjet

Një gjeneral i lartë rus deklaroi se Rusia do t'i përgjigjet një sulmi amerikan mbi Sirinë, duke goditur çdo raketë dhe sistem të përfshirë në një sulm të tillë, nëse kërcënohet jeta e ushtarakëve rusë.

"Ka shumë këshilltarë rusë, përfaqësues të Qendrës ruse për pajtimin e palëve të kundërta dhe ushtarakë rusë në Damask dhe në qendrat e mbrojtjes siriane," citon agjensia e lajmeve RIA shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Rusisë, gjeneral Valeri Gerasimov. Paralajmërimi erdhi një ditë pasi ambasadorja e SHBA në OKB Nikki Haley tha se Uashingtoni ishte gati të veprojë në mënyrë të njëanshme kundër Sirisë, ashtu siç bëri vitin e kaluar kur bombardoi një bazë ajrore të qeverisë siriane mbi akuzat për një sulm me armë kimike. Gerasimov tha se "SHBA ka në plan të akuzojë trupat qeveritare siriane për përdorimin e armëve kimike dhe për ti dhënë komunitetit botëror të ashtuquajturat dëshmi të vdekjes masive të civilëve nga armët kimike e qeverisë siriane". "Uashingtoni, ka në plan të nisë një sulm me raketa në qarqet qeveritare të kryeqytetit sirian, Damask, tha ky gjeneral i lartë rus duke shtuar se Moska ka "informacion të besueshëm rreth militantëve që përgatiten të falsifikojnë një sulm kimik të qeverisë kundër civilëve". Edhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov paralajmëroi Shtetet e Bashkuara kundër sulmit ndaj Sirisë, duke thënë se nëse kjo ndodh, Uashingtoni do të përballet seriozisht me pasoja të tmerrshme.