Paralajmërim i prerë i Këshillit të Sigurimit në lidhje me Sirinë
Disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit kanë paralajmëruar se nëse palët e interesuara nuk respektojnë rezolutën për armëpushimin në Siri, ky këshill do të marrë një hap vendimtar.
Tetë anëtarët e KS të OKB kanë deklaruar se nëse anëtarët e OKB nuk respektojnë rezolutën e armëpushimit në Siri, këshilli do të "kërkojë menjëherë një veprim vendimtar". Tetë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, në një letër dërguar 15 anëtarëve të këshillit të hënën, shprehën shqetësimin për dështimin e armëpushimit në të gjithë Sirinë. Rezoluta bën thirrje për dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare në zonat e luftës dhe tërheqjen e të lënduarve dhe të sëmurëve. Kjo letër është nënshkruar nga Franca, Kuvajti, Peruja, Polonia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda.