Paralajmërim serioz i Moskës për Uashingtonin në rast se sulmohet Siria
Zëvendësministri i jashtëm rus ka theksuar se Moska ka paralajmëruar Uashingtonin në rast të ndonjë sulmi të mundshëm kundër Sirisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Sergei Riabkov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë, përveçse ka paralajmëruar Uashingtonin në lidhje me ndonjë sulm të mundshëm kundër Sirisë, ka thënë se me avancimin e ushtrisë siriane, sulmet kimike në Siri po ashtu do të vazhdojnë. Në lidhje me këtë, agjencia e lajmeve Interfax ka thënë se Riabkov ka paralajmëruar në lidhje me përdorimin e armëve kimike nga grupet terroriste në Siri dhe ka shtuar: Është e mundur që me avancimin e forcave siriane, ka gjasa të përdoren armët kimike nga terroristët. Ai në lidhje me sulmin e mundshëm të Amerikës, ka thënë: Ne e kemi paralajmëruar Amerikën se çdo sulm i mundshëm kundër Sirisë është i papranueshëm dhe një veprim fyes.