Mianmar: Përkrahësi i Sucit zgjidhet president
(last modified Thu, 29 Mar 2018 05:39:44 GMT )
Mars 29, 2018 07:39 Europe/Tirane
  • Mianmar: Përkrahësi i Sucit zgjidhet president

Parlamenti i Mianmarit zgjodhi Win Myntin për president të vendit, një javë pas dorëheqjes së paraardhësit të tij.

Win Myint, ndihmës i afërt i Aung San Suu Kyisë, ka qenë kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit qysh në vitin 2012. Roli i tij, megjithatë, do të jetë ceremonial, pasi Suu Kyi vepron si presidente de facto. Htin Kyaë ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Mianmarit javën e kaluar, për shkak të problemeve shëndetësore. Parlamenti më pas ka pasur një javë kohë për të zgjedhur pasardhësin e tij dhe ka votuar sot nga një listë e ngushtë e tre nënpresidentëve. Suu Kyi, e cila ka qenë e burgosur për vite me radhë, është ndaluar nga marrja e detyrës së lartë. Një klauzolë në kushtetutë thotë se askush me fëmijë të një kombësie tjetër nuk mund të jetë president. Ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin britanik.

Tags