Gjermania kërkon një OKB më të fortë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71956-gjermania_kërkon_një_okb_më_të_fortë
Me kërkesën për të forcuar Kombet e Bashkuara ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass filloi fushatën që vendi i tij të marrë një vend në Këshillin e Sigurimit. Por kjo ka nxitur konkurrencën e pazakontë me Izraelin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 29, 2018 16:41 Europe/Tirane
  • Gjermania kërkon një OKB më të fortë

Me kërkesën për të forcuar Kombet e Bashkuara ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass filloi fushatën që vendi i tij të marrë një vend në Këshillin e Sigurimit. Por kjo ka nxitur konkurrencën e pazakontë me Izraelin.

"Ne jetojmë në një kohë, në të cilën nevojiten më shumë Kombe të Bashkuara dhe jo më pak, siç besojnë disa vetë,”  tha ministri i Jashtëm Heiko Maas në vizitën e tij të parë në New York, duke pasur parasysh presidentin amerikan Donald Trump, i cili e shikon me sy kritik organizatën e shteteve me 193 anëtarë. Gjermania përpiqet sërish për të marrë një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2019 dhe 2020. Në SHBA grupet konservatore pro izraelite kanë nxitur kritika kundër kandidaturës gjermane. Ato pretendojnë se Izraelit i është premtuar dy dekada më parë nga vendet e Evropës perëndimore që të marrë vendin në Këshillin e Sigurimit pa qenë e nevojshme që të kandidojë. Në Ministrinë e Jashtme gjermane në Berlin nuk pranohet që të ketë pasur premtime të tilla. Po ashtu mendohet që Izraeli të mos jetë në gjendje të marrë dy të tretat e votave nga Asambleja e Përgjithshme e KB, që janë të nevojshme për të marrë vendin. Në udhëtimin e tij të parë në SHBA si ministri i Jashtëm, Maas do të qëndrojë vetëm në Nju Jork dhe Uashingtoni nuk është pjesë e programit dhe kjo ka të bëjë me gjendjen e brendshme politike të Shteteve të Bashkuara