Gjermania e gatshme për bisedime me Rusinë
Mars 31, 2018 07:37 Europe/Tirane
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka deklaruar se pavarësisht tensioneve të krijuara mes Perëndimit dhe Rusisë, Berlini është i gatshëm për të biseduar me Moskën.
Ministri i jashtëm gjerman ka konfirmuar se Rusia ka dëbuar katër diplomatë gjermanë, por shtoi se Berlini mbetet i hapur për dialog me Moskën. "Lajmi nga Moska nuk është një surprizë, madje edhe në atmosferën e tanishme ne mbetemi të gatshëm për dialog me Rusinë dhe do të punojmë për sigurinë evropiane dhe marrëdhëniet konstruktive në të ardhmen midis vendeve tona," tha ministri Heiko Maas.
Tags