Amerika po krijon pengesa në tregtinë me Iranin
Franz Gasselsberg, presidenti i bankës "Oberbank" të Austrisë, ka deklaruar se sigurimi burimeve financiare për projektet iraniane vazhdon akoma të përballet me probleme, për arsye se qeveria e Amerikës në mënyrë serioze po krijon probleme në rrugën e tregtisë me Iranin.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Franz Gasselsberg në një intervistë me gazetën "Di Presse" ka thënë: "Sanksionet sekondare të Amerikës kanë nevojë të shqyrtohet më saktë". Ai theksoi se sigurimi i burimeve financiare për projektet përkatëse me Iranin po vazhdojnë të përballen me pengesa dhe duhet pritur më gjatë për zgjidhjen e këtyre problemeve. Vlen të theksohet se "Oberbank" është një prej bankave të para evropiane e cila pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Iranin. Mirëpo Uashingtoni që nga muajt e parë, ka krijuar pengesa në rrugën e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe kjo gjendje është përkeqësuar edhe me tepër me ardhjen në pushtet të Donald Trump. Presidenti amerikan shumë herë ka premtuar se do ta anulojë ose ndryshojë marrëveshjen bërthamore, mirëpo deri më tani akoma nuk ka arritur të marrë pëlqimin e palëve të tjera për të zhvilluar negociata të reja në lidhje me këtë marrëveshje. Donald Trump muajin e ardhshëm pritet të vendos për të mbetur ose për tu larguar Amerika nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Grupit 5+1 dhe Iranit.