Përplasen trenat në Gjermani, 35 të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72300-përplasen_trenat_në_gjermani_35_të_plagosur
Dy trena janë përplasur në Duisburg-Meiderich, Gjermani, sipas një kompanie të transportit lokal.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2018 17:11 Europe/Tirane
  • Përplasen trenat në Gjermani, 35 të plagosur

Dy trena janë përplasur në Duisburg-Meiderich, Gjermani, sipas një kompanie të transportit lokal.

Të paktën 35 persona u plagosën, dy prej tyre seriozisht, raportojnë mediat lokale. Incidenti ndodhi të martën në periferi të qytetit gjerman të Duisburgut. Dy trena të lehtë u përplasën në afërsi të stacionit Auf dem Damm. Trenat u përplasën në një tunel nën lumin Ruhr, sipas një zyrtari cituar nga Reuters. Kompania ka theksuar se trenat nuk u përplasën kokë më kokë, duke hedhur poshtë raportet e mëparshme të medias mbi incidentin. Ajo nuk dha detaje mbi numrin e viktimave. Mediat lokale, megjithatë, raportuan se të paktën 20 persona u plagosën, dy prej tyre seriozisht. Fotot fillestare nga vendi i ngjarjes sugjerojnë se një tren goditi një tjetër nga pas, por shkaku i saktë i incidentit mbetet i panjohur. Rreth 80 vetë shpëtuan dhe 30 automjete u vendosën në vendngjarje, raportoi Focus Online, duke cituar një zëdhënës të shërbimeve emergjente.