Terroristët përgatiten për sulm kimik në Duma
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72496-terroristët_përgatiten_për_sulm_kimik_në_duma
Ministria ruse e mbrojtjes paralajmëroi se grupet terroriste Fronti Al Nusra dhe Ushtria e Lirë Siriane janë duke u përgatitur për sulme kimike në qytetin Duman në Guta Lindore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 06, 2018 14:47 Europe/Tirane
  • Terroristët përgatiten për sulm kimik në Duma

Ministria ruse e mbrojtjes paralajmëroi se grupet terroriste Fronti Al Nusra dhe Ushtria e Lirë Siriane janë duke u përgatitur për sulme kimike në qytetin Duman në Guta Lindore.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë të premten paralajmëroi për mundësinë e kryerjes së ndonjë sulmi kimik nga grupet terroriste dhe takfiristë në Guta Lindore. Qendra për pajtim e Rusisë e lidhur me Ministrinë ruse të mbrojtjes që vepron në Siri, ka njoftuar se 2 grupe terroriste Fronti Al Nusra që është degë e Al Kaedas në Siri dhe e ashtuquajtura Ushtria e Lirë Sirinë, kanë bërë plane për sulm kimik me gaz klor në qytetin Duma që gjendet në Guta Lindore. Kreu i kësaj qendre, gjeneral Yuri Yeftushin, tha se terroristët po planifikojnë të komplotojnë qeverinë siriane për të nisur sulme ushtarake. Kjo nuk është hera e parë që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë paralajmëron për mundësinë e një sulmi kimik nga terroristët në Guta lindore që synojnë të provokojnë Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara për një goditje ushtarake kundër qeverisë siriane.