Nikki Haley: Irani nuk do të largohet nga marrëveshja bërthamore
Përfaqësuesja e Amerikës në OKB, në një pjesë të fjalimit të saj në universitetin Duke, edhe një herë ka përsëritur pretendimet e saj të përhershme kundër Iranit.
E pranishme në simpoziumin mbi sfidat e administrimit botëror, Nikki Haley edhe një herë e ka cilësuar marrëveshjen bërthamore një marrëveshje të keqe dhe pasi përsëriti akuzat e mëparshme të Uashingtonit, përmendi mundësinë e largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Në vazhdim të deklaratës së saj Haley tha: marrëveshja bërthamore me Iranin është projektuar në formë aq të madhe saqë ajo nuk mund të sabotohet. Për këtë arsye jo vetëm Amerika por edhe aleatët tanë në Evropë, për vite kanë anashkaluar testimet raketore të Iranit dhe mbështetjen e këtij vendi ndaj terrorizmit, me qëllim që marrëveshja bërthamore të ruhet. Kjo diplomate amerikane në prani të studentëve dhe të ftuarve në universitetin Duke ka thënë: Irani pas programit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore ka shkelur rezolutën e KS të OKB mbi raketat balistike dhe ka zgjeruar praninë e tij në rajon. Haley pretendoi se “ ne ashtu si evropianët nuk mund të mbyllim sytë ndaj veprimeve të Iranit në rajon” dhe shtoi se detyrimi i Iranit që të përgjigjet për veprimet e tij është një mesazh i fuqishëm për këtë vend dhe për Korenë e Veriut. Përfaqësuesja e Amerikës në OKB gjithashtu tha: “Që në fillim gabimisht është nxjerrë përfundimi se duhet zgjedhur mes një marrëveshjeje të keqe dhe luftës, mirëpo ne e sfiduam këtë. Hartuesit e marrëveshjes bërthamore thonin se opsioni zëvendësues i marrëveshjes së keqe për të cilën ata kanë negociuar, është futja në luftë me këtë vend mirëpo qeveria e Donald Trump e ka hedhur poshtë këtë parashikim të gabuar”. Haley shtoi: Nëse ne dalim nga marrëveshja bërthamore Irani nuk do të dalë prej saj pasi ndjek interesat me Evropën. Ajo u shpreh e pakënaqur nga Evropa dhe tha: Përpjekjet tona disa mujore për ndryshimin e marrëveshjes bërthamore nuk kanë dhënë rezultat, pasi evropianët thonë vetëm se ne do të bashkëpunojmë me ju. Haley në vazhdim tha: Evropianët mund ta ruajnë marrëveshjen bërthamore, mirëpo ne mund të rikthejmë sanksionet tona. Nëse ne largohemi nga marrëveshja bërthamore ndoshta mund të mos ndryshojë asgjë, mirëpo ne veprojmë sipas vlerave tona.