Tragjedia që merr jetën e këmbësorëve
Tragjedia e Münsterit, ku humbën jetën tre persona mes tyre edhe autori i krimit duke se nuk ka sfond terrorist.
Gazeta gjermane,"Süddeutsche Zeitung“ shkruan se autor i krimit është një 48-vjeçar gjerman me probleme psiqike. Ndërsa gazeta gjermane "Bild" shkruan se autori i dyshuar, që përdori automjetin për t'u vërsulur mbi turmën e njerëzve nuk ka qenë person i njohur për policinë. Ai vrau veten me pistoletë menjëherë pas sulmit. Policia gjermane po kontrollon apartamentin e tij për të zbuluar, nëse personi ka mbajtur lëndë shpërthyese. Pasditen e së shtunës, një furgon përplasi turmën e njerëzve në qytetin e Münsterit. Tre persona humbën jetën, mes tyre dhe autori i sulmit i cili vrau veten. 20 persona janë plagosur, gjashtë prej tyre rëndë, bëri të ditur policia gjermane. Tragjedia ndodhi në një restorant tradicional të frekuentuar Kiepenkerln, mjaft i preferuar tek qytetarët e Münsterit dhe turistët.