Arabia Saudite në krye të importuesve të armëve të Gjermanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73004-arabia_saudite_në_krye_të_importuesve_të_armëve_të_gjermanisë
Qeveria e Gjermanisë ka deklaruar se në katër muajt e parë të vitit 2018 ka lëshuar lejen për eksportin e armëve në vlerë të 161.8 milionë dollarë dhe Arabia Saudite vendoset në krye të importuesve të armëve gjermane gjatë kësaj periudhe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 13, 2018 11:02 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite në krye të importuesve të armëve të Gjermanisë

Qeveria e Gjermanisë ka deklaruar se në katër muajt e parë të vitit 2018 ka lëshuar lejen për eksportin e armëve në vlerë të 161.8 milionë dollarë dhe Arabia Saudite vendoset në krye të importuesve të armëve gjermane gjatë kësaj periudhe.

Agjencia e lajmeve Anatoly e Turqisë njoftoi se Ministria e Ekonomisë së Gjermanisë të enjten ka lëshuar një deklaratë për Parlamentin e këtij vendi dhe ka thënë se vlera e eksportit të armëve të Gjermanisë në Arabinë Saudite gjatë katër muajve të parë të vitit 2018, është më e lartë se 48 milionë euro. Deklarata e Ministrisë së Ekonomisë së Gjermanisë tregon se edhe Katari ka importuar armatime gjermane në vlerë 27. 3 milionë euro gjatë katër muajve të parë të vitit 2018 dhe kjo çështje tregon në rritje të madhe të importit të armëve gjermane nga qeveria e Katarit. Në bazë të kësaj deklarate, në përgjithësi qeveria e Gjermanisë gjatë katër muajve të parë të vitit 2018 ka lëshuar leje për eksportin e armëve në vlerë 880 milionë euro, ndërkohë që në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Gjermania ka eksportuar armatime në vlerë të 2.2 miliardë eurove.