Marrëveshja bërthamore dhe Siria, boshti i konsultave në Luksemburg
Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka theksuar se në takimin e ministrave të jashtëm evropianë në Luksemburg është ndjekja e rrugëve politike në zgjidhjen e krizës siriane dhe ruajtja e marrëveshjes bërthamore.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Hajko Mas, ministër i jashtëm i Gjermanisë para se të marrë pjesë në takimin e ditës së hënë të ministrave të jashtëm evropianë në Luksemburg, ka thënë se është e rëndësishme ruajtja e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Jan Aselborn, ministër i jashtëm i Luksemburgut po ashtu ka thënë: Nëse është e nevojshme të ndërmerren veprime për mbajtjen e Amerikës në marrëveshjen bërthamore, Luksemburgu do të mirëpres një gjë të këtillë por nuk duhet të jetë e tillë që Irani është i detyruar të tërhiqet nga marrëveshja. Në të njëjtën kohë kur Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë marrëveshjen bërthamore, zyrtarët dhe institucionet e BE-së kanë rritur përpjekjet e tyre për vazhdimin e mbajtjes në fuqi të kësaj marrëveshje.