Zbatimi i marrëveshjes bërthamore, zgjidh çështjen e investimit në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74196-zbatimi_i_marrëveshjes_bërthamore_zgjidh_çështjen_e_investimit_në_iran
Aleks Vatankhah, anëtar i lartë i institutit të Lindjes së Mesme në Uashington, në një intervistë për gazetën El Pais të Spanjës ka thënë: Nëse vendet e tjera në përballje me daljen e mundshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, zbatojnë me përpikmëri këtë marrëveshje, çështja e investimit në Iran do të zgjidhet një herë e mirë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 29, 2018 04:40 Europe/Tirane
  • Zbatimi i marrëveshjes bërthamore, zgjidh çështjen e investimit në Iran

Aleks Vatankhah, anëtar i lartë i institutit të Lindjes së Mesme në Uashington, në një intervistë për gazetën El Pais të Spanjës ka thënë: Nëse vendet e tjera në përballje me daljen e mundshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, zbatojnë me përpikmëri këtë marrëveshje, çështja e investimit në Iran do të zgjidhet një herë e mirë.

Gazeta në fjalë shkruan se pasojat e daljes së mundshme të Donald Trump, presidentit amerikan, nga marrëveshja bërthamore do të ndihet shumë në rajonin e prekur nga lufta dhe të pasur me naftë të Lindjes së Mesme. Siç shkruan El Paiss, Trump ka afat deri më 12 Maj që të konfirmojë zbatimin e angazhimeve të Iranit në kudër të marrëveshjes bërthamore, ose ta mohojë atë. Në rast se Amerika heq dorë nga pezullimi i sanksioneve për të cilat është arritur akord mes 6 vendeve dhe Iranit në vitin 2015, ekziston mundësia që edhe Irani të largohet prej kësaj marrëveshjeje. Ndër të tjera gazeta shkruan: Fuqitë evropiane po mundohen të bindin presidentin amerikan Donald Trump që të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore, Angela Merkel dhe Emanuel Makron, përkatësisht kancelare e Gjermanisë dhe president i Francës, kanë vizituar Uashingtonin. Rivendosja e sanksioneve kundër Iranit, do të bëhet shkak që eksporti i naftës iraniane të ulet me 500 mijë fuçi në ditë ndërkohë që çmimi i naftës do të rritet me 11%. Për momentin Irani eksporton 2 milion fuçi naftë në ditë ku mëse gjysma e saj eksportohet në Kinë, në Indi dhe në disa vende evropiane të cilët marrin ¼ e kësaj sasie. Sipas El Pais në rast të vendosjes së sanksioneve nga ana e Amerikës, portet, bankat, rafineritë, kompanitë e transportit detar, ato të siguracionit dhe portet do të kenë probleme në lidhjen dhe bashkëpunimin e tyre me sistemin botëror bankar. Për këtë ky sistem do të jetë i detyruar që të ndërpresë lidhjet me Iranin dhe kjo varet vetëm nga vendimi i Trump. Sipas artikullit të gazetës spanjolle, në skenarin ndërkombëtar, fituesi kryesor i rivendosjes së sanksioneve nga ana e Amerikës kundër Iranit, mund të jenë Kina dhe Rusia të cilët kanë influencë të gjerë në rajonin e Lindjes së Mesme ndërsa ndikimi i Uashingtonit në këtë rajon po ulet mjaft dukshëm. Gazeta spanjolle El Pais shkruan: Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit javën e kaluar ka paralajmëruar se në rast se Amerika del nga marrëveshja bërthamore, Irani ka mundësi të rinisë programin e tij paqësor bërthamor. Çështja e investimeve të huaja në Iran varet nga reagimi i Iranit dhe i fuqive të tjera në rast të largimit të mundshëm të Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Aleks Vatankhah anëtar i lartë i institutit të Lindjes së Mesme në Uashington në prononcimin e tij për gazetën El Pais ka thënë: Në rast të daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, nëse vendet e tjera zbatojnë angazhimet e tyre në kuadër të kësaj marrëveshjeje, atëherë kjo çështje mund të mos jetë serioze për investimet e huaja në Iran.