Murmuritja e Pompeo rreth marrëveshjes bërthamore
Sekretari amerikan i shtetit në ceremoninë e tij të betimit ka pretenduar se është ai që do të përcaktojë fatin e marrëveshjes bërthamore.
Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, ditën e mërkurë në nisjen e ceremonisë së betimit të tij ka thënë se do të përcaktojë fatin e marrëveshjes bërthamore. Ai lidhur me bisedimet e mundshme me Korenë e Veriut ka thënë: Për Uashingtonin është krijuar një mundësi për ndryshimin e historisë së dy koreve. Murmuritja e Pompeo mbi marrëveshjen bërthamore dhe bisedimet mes dy Koreve bëhen në kohën kur ai në takimin e parë me Komitetin për marrëdhëniet me jashtë në Senatin amerikan, nuk ka mundur të marrë votat e nevojshme dhe pas ndërhyrjes së republikanëve në seancën e dytë arriti të marrë minimalen e votave për tu zgjedhur në postin e sekretarit amerikan të shtetit. Pompeo për 1 vit ka qenë edhe kreu i CIA-s amerikane. Më 13 mars presidenti amerikan Donald Trump, shkarkoi ish sekretarin Rex Tillerson në kohën kur ai ishte për një vizitë në Afrikë. Në vend të tij presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zgjodhi Mike Pompeo.