Lavrov: Tensionet në marrëdhëniet ndërkombëtare, rezultat i njëanshmërisë së Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74560-lavrov_tensionet_në_marrëdhëniet_ndërkombëtare_rezultat_i_njëanshmërisë_së_amerikës
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se tensionet në arenën ndërkombëtare janë rezultat të disa veprimeve të njëanshme të Amerikës dhe të aleatëve të saj dhe situata globale është vështirësuar më shumë dhe ne disa herë kemi thënë se kjo çështje para se gjithash është për shkak të vazhdimit të veprimeve të njëanshme të Amerikës dhe disa shteteve perëndimore besnike ndaj Uashingtonit.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2018 08:00 Europe/Tirane
  • Lavrov: Tensionet në marrëdhëniet ndërkombëtare, rezultat i njëanshmërisë së Amerikës

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se tensionet në arenën ndërkombëtare janë rezultat të disa veprimeve të njëanshme të Amerikës dhe të aleatëve të saj dhe situata globale është vështirësuar më shumë dhe ne disa herë kemi thënë se kjo çështje para se gjithash është për shkak të vazhdimit të veprimeve të njëanshme të Amerikës dhe disa shteteve perëndimore besnike ndaj Uashingtonit.  

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një intervistë me revistën "Panoram" ka thënë: "Edhe Moska ashtu si Donald Trump kërkon negociata normale me Amerikën, mirëpo ne këtë çështje e vlerësojmë në bazë të hapave konkret të tyre. Ne shumë herë kemi thënë se deklaratat e presidentit amerikan në lidhje me interesimin e tij për bisedime me vendin tonë, i vlerësojmë pozitivisht por ky vlerësimi ynë bëhet në bazë të hapave të tyre pozitiv dhe në praktikë në këtë drejtim. Marrëdhëniet mes të dy vendeve po bëhen gjithnjë e më kritike. Edhe në rast se paraqiten deklarata pozitive nga presidenti amerikan, veprimet rusofobiste që ekzistojnë në institucionet e Amerikës dhe Rusinë e prezantojnë si kërcënim, e ndryshojnë çdo gjë dhe të gjitha këto janë rezultat i një konflikt të brendshëm në Uashington dhe që nuk ka kurrfarë lidhje me realitetin",- tha ndër të tjera shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov.