Mbështetësit e Navalnyt protestojnë kundër Putinit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74676-mbështetësit_e_navalnyt_protestojnë_kundër_putinit
Mbështetësit e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny po protestojnë në qytetet në Rusi, dy ditë përpara se Vladimir Putin të bëjë betimin edhe për një mandat si president.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 05, 2018 09:18 Europe/Tirane
  • Mbështetësit e Navalnyt protestojnë kundër Putinit

Mbështetësit e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny po protestojnë në qytetet në Rusi, dy ditë përpara se Vladimir Putin të bëjë betimin edhe për një mandat si president.

Protestat po organizohen në mbi 90 qytete, përfshirë edhe Moskën dhe Shën Petersburgun. Putin pritet të bëjë betimin për mandatin e katërt presidencial. Navalny, i cili ka organizuar protesta dhe ka publikuar një seri të raporteve për korrupsionin brenda elitës udhëheqëse ruse, i ishte ndaluar që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale. Ai ka organizuar protestat e sotme nën sloganin “Ai nuk është cari ynë”.