Bundeswehri në gjendje katastrofike?!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76576-bundeswehri_në_gjendje_katastrofike_!
Sipas raporteve, Ushtria gjermane ka më shumë probleme sesa është raportuar më parë, pasi ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula von der Leyen, dyshohet se u përpoq të fshihte keqfunksionimet e pajisjeve ushtarake.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 27, 2018 16:53 Europe/Tirane
  • Bundeswehri në gjendje katastrofike?!

Sipas raporteve, Ushtria gjermane ka më shumë probleme sesa është raportuar më parë, pasi ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula von der Leyen, dyshohet se u përpoq të fshihte keqfunksionimet e pajisjeve ushtarake.

Bundeswehri është në një gjendje katastrofike, shkruan gazeta gjermane Bild, duke iu referuar një raporti nga Gjykata Federale e Llogarive. Sipas kësaj medie, ministrja e mbrojtjes i vendit Ursula von der Leyen ka fshehur qëllimisht  keqfunksionimin e pajisjeve ushtarake për hir të statistikave të mira. Gazeta thekson se deklaratat e ministres për "gatishmërinë luftarake" të luftanijeve dhe avionëve shpesh nuk korrespondonin me realitetin. "Statistikat zyrtare mbi gatishmërinë luftarake të Bundeswehrit dukeshin të këqija, por tani rezulton të jetë shumë më keq", vuri në dukje Bild. Sipas gazetës, të gjitha nëndetëset gjermane ishin të papërshtatshme për operacione ushtarake vitin e kaluar. Më pak se gjysma e fregatave dhe tankeve dhe vetëm një në tre helikopterë luftarakë ishin gati për operacione luftarake; luftanijet nuk kanë raketa të kontrollueshme dhe anijet e patrullimit kanë mungesa të anëtarëve të ekuipazhit, thekson artikulli. Më parë, një tjetër revistë gjermane kishte raportuar se më shumë se gjysma e tankeve gjermane Leopard 2 nuk ishin gati për operacion. Bundeswehri ka 244 tanke të këtij lloji në shërbim, por vetëm 95 prej tyre janë në gatishmëri të plotë luftarake.