Lavrov viziton Phenianin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76826-lavrov_viziton_phenianin
Ministri i jashtëm i Rusisë pas takimit me homologun e tij koreano-verior kërkoi heqjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 31, 2018 05:33 Europe/Tirane
  • Lavrov viziton Phenianin

Ministri i jashtëm i Rusisë pas takimit me homologun e tij koreano-verior kërkoi heqjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut.

Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë dje u takua me Rei Jung Hu ministër i jashtëm i Koresë së  Veriut. Temë e bisedimeve mes dy ministrave ishin marrëdhëniet bilaterale, vendosja e paqes mes dy Koreve, si dhe çështja bërthamore. Në përfundim të takimit shefi i diplomacisë ruse kërkoi heqjen e sanksioneve të vendosura kundër Koresë së Veriut. Deri në atë kohë kur të mos hiqen të gjitha sanksionet e vendosura kundër Phenianit, çështja bërthamore e Koresë së Veriut nuk do të zgjidhet ka thënë në fjalën e tij Sergei Lavrov. Takimi mes ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Koresë së Veriut bëhet pak para 12 qershorit, datë kur do të takohen presidenti amerikan dhe lideri i Koresë së Veriut.