Lavron lajmëron, ndalohet bashkëpunimi me SHBA në fushën bërthamore
Ministri i jashtëm i Rusisë ka thënë: Marrëveshja e këtij vendi me SHBA në kuadrin e një bashkëpunimi paqësor bërthamor midis dy vendeve është pezulluar.
Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Sergei Lavrov të premten në një takim me ish sekretarin e departamentit të energjisë së SHBA, Ernest Moniz, ka thënë: Marrëveshja ndërqeveritare u nënshkrua në vitin 2013 në bazë të një angazhimi në fushën e energjisë paqësore bërthamore midis Rusisë dhe SHBA. Lavrov ka shtuar: Për fat të keq, që atëherë për shkak të arsyeve që nuk kanë lidhje me Rusinë, ka ndaluar së vepruari kjo marrëveshje. Moniz shprehu po ashtu gatishmërinë se SHBA dhe Rusia do të angazhohen përsëri në zbatimin pragmatik të kësaj marrëveshje.