Protesta në Amerikë kundër lirisë së bartjes së armëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77070-protesta_në_amerikë_kundër_lirisë_së_bartjes_së_armëve
Me mijëra qytetarë amerikanë kanë marrë pjesë në protestat e organizuara kundër lirisë së bartjes së armëve në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 03, 2018 08:38 Europe/Tirane
  • Protesta në Amerikë kundër lirisë së bartjes së armëve

Me mijëra qytetarë amerikanë kanë marrë pjesë në protestat e organizuara kundër lirisë së bartjes së armëve në këtë vend.

Faqja informative "Hill" njoftoi se protestuesit në këtë protestë e cila u zhvillua në Nju Jork, duke hedhur slogane dhe mbajtur pankarta në dorë, kanë dënuar dhunën e shkaktuar si pasojë e përdorimit të armëve. Protestuesit kanë thënë se neglizhenca e qeverisë amerikane për të mbrojtur sistemin dhe ambientet shkollore dhe mungesa e buxhetit për të parandaluar veprimet e dhunshme si pasojë e bartjes së armëve, janë shkaktarë kryesor për zgjerimin e dhunës në këtë vend. Këto protesta janë organizuar dy javë pas sulmit vdekjeprurës në një shkollë në Teksas të Amerikës ku si pasojë e sulmit me armë janë vrarë 10 persona.