Merkel: Takimi i G7 mund të përfundojë pa deklaratë përfundimtare
Kancelarja gjermane ka thënë: "Ekziston mundësia që takimi i G7 në Kuebek të Kanadasë mund të përfundojë pa një deklaratë përfundimtare.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Angela Merkel, duke paralajmëruar mbi mundësinë e mos nxjerrjes së një deklarate përfundimtare të liderëve të G7, kjo gjë mund të dëshmojë se vendet anëtare të këtij grupi nuk kanë marrëveshje mes veti. Ndasitë mes Donald Trump dhe 6 liderëve të tjerë të kombeve në G7 dolën në pah që në ditën e parë të mbledhjes. Lideri amerikan bëri një thirrje surprizuese që Rusia të ripranohej në grupin e vendeve më të industrializuara, pas përjashtimit të saj kur aneksoi Krimenë. Por kancelarja gjermane Angela Merkel tha: "Anëtarët e BE të cilët janë pjesëmarrës në samitin që zhvillohet në Kanada, janë të gjithë kundër kësaj ideje".