Lavrov: Nuk duam G-7, e ardhmja është G-20
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77588-lavrov_nuk_duam_g_7_e_ardhmja_është_g_20
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se vendi i tij kurrë nuk ka kërkuar "të kthehet përsëri" në grupin G8 të vendeve më të industrializuara, pasi beson se Rusia po punon në mënyrë të përsosur në forma të tjera, duke përfshirë edhe grupin G20 që është platforma më premtuese në kohë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2018 15:20 Europe/Tirane
  • Lavrov: Nuk duam G-7, e ardhmja është G-20

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se vendi i tij kurrë nuk ka kërkuar "të kthehet përsëri" në grupin G8 të vendeve më të industrializuara, pasi beson se Rusia po punon në mënyrë të përsosur në forma të tjera, duke përfshirë edhe grupin G20 që është platforma më premtuese në kohë.

"Kur partnerët tanë perëndimorë vendosën të kthehen në formatin e G7, ne pranuam vendimin e tyre dhe që atëherë kemi punuar në platforma të tjera," tha të shtunën ministri i jashtëm rus në një intervistë me Channel One Rusia, duke shtuar se anëtarët e organizatave të Bashkëpunimit të Shangait, BRICS, dhe G20 "ndajnë qasjet tona". Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën  se ai do që Rusia të jetë pjesë e grupit G7 të vendeve më të industrializuara, por kundër tij kanë dalë vendet e BE të cilat janë dokorduar se nuk është momenti i duhur që kjo të ndodhë. “Përfaqësuesit e BE në takimin e Kebek të Kanadasë kanë rënë dakord se kushtet për të ripranuar Rusinë në grupin e vendeve me ekonomi të avancuara nuk janë arritur ende”, ka deklaruar kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel të premten. Rusia u dëbua në 2014 pas aneksimit të Krimesë nga ana e saj, por Trump tha se ai donte që vendi të ripranohej.