Trupat turke hyjnë në Irak, gati për të sulmuar bazën kurde
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77668-trupat_turke_hyjnë_në_irak_gati_për_të_sulmuar_bazën_kurde
Sipas kryeministrit turk Binali Yildirim, forcat turke aktualisht ndodhen dhjetëra kilometra brenda Irakut verior dhe mund të avancojnë më tej për të sulmuar rebelët kurdë në malet Kandil.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2018 12:58 Europe/Tirane
  • Trupat turke hyjnë në Irak, gati për të sulmuar bazën kurde

Sipas kryeministrit turk Binali Yildirim, forcat turke aktualisht ndodhen dhjetëra kilometra brenda Irakut verior dhe mund të avancojnë më tej për të sulmuar rebelët kurdë në malet Kandil.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Yildirim përsëriti atë që Presidenti turk Erdogan tha të enjten në mbrëmje. Presidenti turk kishte kërcënuar se forcat turke do të kryejnë një sulm mbi rajonet Kandil dhe Sinxhar nëse Iraku nuk arrin të pastrojë rajonin nga njësitë e PKK. Ndërkohë, kryeministri irakian Haider al-Abadi shprehu vendosmërinë për të negociuar me Turqinë, por ai i bëri thirrje Ankarasë të respektojë sovranitetin e Irakut, duke shtuar se Turqia ka pasur prani ushtarake në Irakun verior për më shumë se 30 vjet. "Ne nuk do të pranojmë një sulm ndaj sovranitetit irakian, edhe nëse kjo bëhet në kuadër të fushatës elektorale turke", tha ai, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme të 24 qershorit në Turqi.