Gjermania: BE të bashkohet përballë politikës "Amerika e para"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77900-gjermania_be_të_bashkohet_përballë_politikës_amerika_e_para
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u ka bërë thirrje vendeve evropiane të bashkohen dhe të përballen me forcë me politikat e Presidentit të SHBA, Donald Trump, "Amerika e para"  në mes të luftës tregtare midis dy palëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2018 16:34 Europe/Tirane
  • Gjermania: BE të bashkohet përballë politikës

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u ka bërë thirrje vendeve evropiane të bashkohen dhe të përballen me forcë me politikat e Presidentit të SHBA, Donald Trump, "Amerika e para"  në mes të luftës tregtare midis dy palëve.

Në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm politik që nga marrja e detyrës, Maas tha të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet të përpiqet shumë për të krijuar një "partneritet të balancuar" me Uashingtonin. Kjo do të kërkonte që BE të bashkëpunonte me Uashingtonin aty ku ishte e mundur, të mbushnin boshllëqet në zonat ku SHBA po tërhiqet dhe të rezistojë atje ku po kalohen vijat e kuqe, shtoi diplomati i lartë gjerman."Ne evropianët duhet të veprojmë si një kundërpeshë e ndërgjegjshme kur SHBA kalon vijën e kuqe," tha ai në një konferencë të organizuar nga organizata pro-evropiane United Europe në Berlin. "Kur qeveria amerikane në mënyrë agresive hedh në pikëpyetje vlerat dhe interesat tona, ne duhet të reagojmë më fuqishëm". Ai e quajti tërheqjen e Trumpit nga marrëveshja e Parisit për klimën si dhe nga marrëveshja bërthamore e Iranit si  dhe kërcënimet për imponimin e sanksioneve ndaj partnerëve evropianë, si disa nga sfidat e paraqitura nga administrata aktuale e SHBA.