Ministri gjerman për Ballkanin jashtë BE: Do ketë pasoja fatal
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass ka folur për zgjerimin e BE duke thënë se nëse Ballkani lihet jashtë do ketë pasoja fatale.
"Krijimi i stabilitetit në vendet fqinje duhet të jetë prioritet për politikën e jashtme evropiane. Kjo vlen veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse BE nuk arrin të bëjë përparim në procesin e pranimit me këto vende do të ketë pasoja fatale.
Për një kohë të gjatë, fuqitë e tjera, Rusia, Kina, vendet e Lindjes së Mesme, që thotë me një ide krejtësisht të ndryshme të rendit dhe stabilitetit sesa ato të mbajtura nga ne në Evropë kanë kërkuar të mbushin këtë boshllëk.
Natyrisht, pranimi në BE është i kushtëzuar nga vendet që përmbushin kritere të përcaktuara qartë. Kjo nuk është vënë kurrë në dyshim.
Fokusi është në demokracinë liberale dhe në një shtet funksional të bazuar në sundimin e ligjit. Disa vende kanë bërë përparim të mirë në këto fusha. Një shembull është ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila në të ardhmen do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore. Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të dukshëm duke kryer reforma ambicioze gjyqësore. Kjo është arsyeja pse unë mbështes hapjen e kushtëzuar të bisedimeve të pranimit me këto dy vende. Nëse heqim perspektivën e tyre për akses, të gjitha reformat që kanë ndërmarrë nuk shërbejnë për asgjë", tha ai.