Shpëtohen 191 emigrantë ilegalë në brigjet e Libisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i78262-shpëtohen_191_emigrantë_ilegalë_në_brigjet_e_libisë
Garda bregdetare e Libisë ka shpëtuar 191 emigrantë ilegalë në brigjet e këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 19, 2018 07:05 Europe/Tirane
  • Shpëtohen 191 emigrantë ilegalë në brigjet e Libisë

Garda bregdetare e Libisë ka shpëtuar 191 emigrantë ilegalë në brigjet e këtij vendi.

Kanali televiziv France 24 njoftoi se garda bregdetare e Libisë ka shpëtuar 115 emigrantë në ujërat e brigjeve perëndimor të Tripolit, kryeqytetit të Libisë dhe 76 emigrantë të tjerë ilegal i ka shpëtuar në brigjet e qytetit Al-Zavija në perëndim të Libisë. Pesë emigrantë ilegal kishin humbur jetën në kohën kur garda bregdetare e Libisë ka arritur në ujërat e bregdetit perëndimor të Tripolit.