Vazhdojnë protestat kundër Donald Trump në Angli
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79407-vazhdojnë_protestat_kundër_donald_trump_në_angli
Mijëra persona u dyndën në rrugët e Edinburgut për të protestuar ndaj vizitës së Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 15, 2018 04:36 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat kundër Donald Trump në Angli

Mijëra persona u dyndën në rrugët e Edinburgut për të protestuar ndaj vizitës së Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata organizuan një demonstratë në kohën që presidenti amerikan luajti golf në resortin Tërnberri. Trump ndodhet në Skoci me bashkëshorten e tij për një vizitë private, përpara takimit në Helsinki me Vladimir Putin, ditën e hënë. Gjatë lojës së golfit ai u vërshëllye nga protestuesit e mbledhur jashtë perimetrit të resortit. Vizita e Trumpit në Skoci është shoqëruar me masa të rrepta sigurie. Shumë snajpera monitorojnë resortin e golfit, ndërsa qindra efektivë policie patrullojnë rreth e rrotull tij. Trump ka takuar një ditë më parë kryeministren Theresa May dhe Mbretëreshën Elizabetë. Në protestat e mëparshme një balojë gjigande e 'Trump Baby' është ngritur në qiellin e Londrës të premten. Balona është ngritur mbi Parlamentin e Britanisë së Madhe si protestë ndaj vizitës së diskutueshme të udhëheqësit amerikan në Londër. Balona ngjyrë portokalli e fryrë është ngritur në Sheshin e Parlamentit, ndërsa një turmë e shikuesve brohoriste. Balona 6 metër u ngrit në lartësinë 30 metra përreth 2 orë duke  fluturuar mbi Westminster Abbey dhe statujat e figurave të shquara si Winston Churchill, Mahatma Gandhi dhe Millicent Fawcett. Organizatori Blimp Leo Murray tha se balona gjigande ishte projektuar për të folur me Trump "në një gjuhë që ai e kupton, që është fyerje personale". Protestuesit u mblodhën që herët në mëngjes për të parë tullumbace të ngjitej në ajër. "Askush nuk dëshiron që ai të jetë në pushtet ... ai nuk është i mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar,"-tha një protestues.