Hungaria lë marrëveshjen e OKB-së për emigrantët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79511-hungaria_lë_marrëveshjen_e_okb_së_për_emigrantët
Hungaria do ta lërë paktin e Kombeve të Bashkuara për migrimin përpara miratimit të tij përfundimtar, tha ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 18, 2018 10:04 Europe/Tirane
  • Hungaria lë marrëveshjen e OKB-së për emigrantët

Hungaria do ta lërë paktin e Kombeve të Bashkuara për migrimin përpara miratimit të tij përfundimtar, tha ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Sipas tij, marrëveshja paraqet "kërcënim për botën".

"Ky dokument është krejtësisht kundër interesave të sigurisë të Hungarisë", tha Szijjarto në një konferencë shtypi.

Marrëveshja do të miratohet formalisht në dhjetor, por Hungaria nuk do të marrë pjesë në takimin në Maroko, tha Szijjarto.

Ai po ashtu theksoi se vendi i tij do ta kundërshtojë marrëveshjen nëse ajo del për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Hungarisë, e udhëhequr nga kryeminstri Viktor Orban, ka marrë qëndrim të ashpër ndaj migrantëve qysh në vitin 2015, kur mbi një milion njerëz të ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, kanë hyrë në Evropë.

Autoritetet hungareze kanë ngritur edhe gardhe me tela gjemborë në kufij, për të parandaluar hyrjen e tyre.