Sulmi në Gjermani: Nuk ka shqiptarë të lënduar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79573-sulmi_në_gjermani_nuk_ka_shqiptarë_të_lënduar
Një person i armatosur me thikë ka sulmuar sot pasagjerët e një autobusi në Lubecck të Gjermanisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 20, 2018 14:49 Europe/Tirane
  • Sulmi në Gjermani: Nuk ka shqiptarë të lënduar

Një person i armatosur me thikë ka sulmuar sot pasagjerët e një autobusi në Lubecck të Gjermanisë.

Paraprakisht mendohet se janë të paktën 15 persona të plagosur, shifër që mund të rritet në orët në vijim. Dy nga personat e plagosur, raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritetet gjermane thonë se nuk mund ta përjashtojnë terrorizmin si motiv i këtij sulmi, që ndodhi në qytetin Luebeck të shtetit Schleswig-Holstein. Gazeta lokale Luebecker Nachrichten ka cituar një zëdhënëse të Prokurorit të Shtetit të ketë thënë se asnjë “motiv nuk mund të përjashtohet, përfshirë edhe atë terrorist”. Kjo zëdhënëse, megjithatë, nuk e ka bërë publik identitetin e sulmuesit të dyshuar. Ndërkohë, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Rejhan Vuniqi ka thënë se në incidentin me thikë në një autobus në Gjermani, nuk ka pasur shqiptarë. Ajo ka thënë se kanë qenë në kontakt me ambasadën e Kosovës në Berlin dhe nga atje kanë marrë informacione se nuk ka pasur shqiptarë në autobus. “Sipas informata që i kemi nga ambasada jonë në Berlin, në incidentin e lartpërmendur nuk ka pas fare shqiptarë në atë autobus”, tha Vuniqi.