Lavrov: Duam një marrëveshje me Perëndimin për çështjen e refugjatëve sirianë
Ministri i Jashtëm i Rusisë tha të hënën se Moska po punon për të arritur një marrëveshje me vendet perëndimore mbi parimet e përbashkëta mbi çështjen e refugjatëve sirianë.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha se ai dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë Ruse Vladimir Gerasimov e shqyrtuan këtë çështje kur u takuan me homologët e tyre perëndimorë, gjatë vizitës në Paris. "Ne duam një marrëveshje mbi parimet e përbashkëta për t'u përpjekur për të zgjidhur këtë problem," tha ai. Është një çështje shumë e rëndësishme për vendet evropiane dhe për gjithë Lindjen e Mesme", shtoi shefi i diplomacisë ruse. Dy zyrtarët rusë e diskutuan këtë çështje javën e kaluar gjatë vizitës së tyre në Izrael , Gjermani dhe Francë.