Mbi 150 terroristë të ISIS dorëzohen në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79912-mbi_150_terroristë_të_isis_dorëzohen_në_afganistan
Mbi 150 terroristë të ISIS janë dorëzuar tek forcat afgane të sigurisë në krahinën veriore të Xhozxhanit pasi pësuan disfatë nga talebanët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 01, 2018 15:17 Europe/Tirane
  • Mbi 150 terroristë të ISIS dorëzohen në Afganistan

Mbi 150 terroristë të ISIS janë dorëzuar tek forcat afgane të sigurisë në krahinën veriore të Xhozxhanit pasi pësuan disfatë nga talebanët.

Zyrtarët lokalë afganë thanë se 152 terroristë nga bastionet ISIS në Darzab dhe Kush Tepa u dorëzuan të mërkurën. "Luftëtarët e tyre janë dorëzuar edhe në të kaluarën, por këtë herë është më e rëndësishme, sepse kreu i ISIS-it dhe zëvendësi i tij u dorëzuan me më shumë se 150 luftëtarë në të njëjtën kohë", tha Muhamed Hanif Rezai, një zëdhënës i ushtrisë afgane. "Me këtë, kapitulli i ISIS do të mbyllet në veri të Afganistanit", shtoi ai. Grupi militant i talebanëve mori kredinë për dorëzimin e njoftuar nga zyrtarët afganë, duke thënë se e kishte "pastruar" veriun nga prania e terroristëve të ISIS. Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Muxhahid tha se më shumë se 150 terroristë të ISIS ishin vrarë dhe më shumë se 130 u kapën nga talibanët, ndërsa pjesa tjetër iu dorëzua forcave qeveritare. "Fenomeni djallëzor i ISIS-it është eliminuar plotësisht dhe njerëzit janë liruar nga torturat e ISIS-it në provincën Xhozxhan të Afganistanit", thuhet në një deklaratë të grupit Taleban.