Senati amerikan: Prezantohet plani i përballjes me kërcënimet e Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80029-senati_amerikan_prezantohet_plani_i_përballjes_me_kërcënimet_e_rusisë
Në Senatin amerikan është prezantuar një plan i quajtur përballja me kërcënimet e Rusisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 05, 2018 11:10 Europe/Tirane
  • Senati amerikan: Prezantohet plani i përballjes me kërcënimet e Rusisë

Në Senatin amerikan është prezantuar një plan i quajtur përballja me kërcënimet e Rusisë.

Lindsy Graham senator amerikan ka prezantuar planin kundër Rusisë të quajtur ligji i mbrojtjes së Amerikës për vitin 2018 në përballje me agresionet e Kremlinit. Në këtë plan është parashikuar krijimi i një qendre kombëtare dhe të një fondi special për tu përballur me influencën e Rusisë. Qendra do të ketë për qëllim të përgjigjet përballë kërcënimeve të qeverisë ruse ndërsa autoritetet e qeverisë amerikane duhet të jenë ata që drejtojnë këtë qendër. Plani është firmosur nga senator Lindsy Graham, Bob Menendez, Ben Cardin. Nga ana e saj Rusia ka paralajmëruar disa herë për pasojat e shtimit të tensioneve nga Shtëpia e Bardhë. Me tensionet e krijuara nga autoritetet amerikane, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë përkeqësuar shumë muajt e fundit.