Ambasadori venezuelas: Amerika frikësohet nga kapaciteti raketor i Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80359-ambasadori_venezuelas_amerika_frikësohet_nga_kapaciteti_raketor_i_iranit
Ambasadori i Venezuelës në Teheran tha se amerikanët janë të frikësuar nga kapaciteti raketor dhe ai mbrojtës i Iranit dhe shtoi se Amerika e di shumë mirë se Irani ka fuqinë e duhur për tu mbrojtur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 17, 2018 03:42 Europe/Tirane
  • Ambasadori venezuelas: Amerika frikësohet nga kapaciteti raketor i Iranit

Ambasadori i Venezuelës në Teheran tha se amerikanët janë të frikësuar nga kapaciteti raketor dhe ai mbrojtës i Iranit dhe shtoi se Amerika e di shumë mirë se Irani ka fuqinë e duhur për tu mbrojtur.

Jesus Gregorio Gonzalez, pasi përmendi sanksionet e Amerikës kundër Iranit tha: Populli iranian prej mëse 40 vjet është përballur me sukses ndaj të gjitha sanksioneve dhe presioneve dhe ky popull është kthyer në një shembull për të gjithë botën. Ai shprehu bindjen se Republika Islamike e Iranit edhe kësaj here situatën do ta kalojë me sukses. Sa i përket marrëdhënieve bilaterale, ambasadori Gonzales tha se Venezuela dhe Irani mund të bashkëpunojnë në fushën e teknologjisë nano, naftë, shëndetësi, farmaceutikë, ndërtim dhe fusha të tjera. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm.