Italia vazhdon të përballet me problemin e emigracionit
Problemi i emigracionit është një çështje që prek direkt Italinë por edhe disa vende të tjera të BE. Ende nuk ka asnjë zgjidhje për anijen e Rojes Kufitare italiane “Dicciotti”, e cila është shndërruar në një "luftë diplomatike" mes Maltës dhe Italisë.
Anija me 177 emigrantë në bord ndodhet prej katër ditësh e bllokuar në det mes Maltës dhe Lampeduzës. Ministria e Jashtme italiane ka kërkuar zyrtarisht nga Komisioni Evropian që të gjejë një zgjidhje, teksa Salvini ka kërcënuar se nëse BE nuk gjend zgjidhje, emigrantët do të kthehen sërish në Itali. Nga ana tjetër Malta këmbëngul që anija të ankorohet në portet italiane. Ministria e Jashtme italiane ka informuar zyrtarisht dhe formalisht Komisionin Evropian mbi çështjen e anijes "Diciotti", me 177 emigrantë në bord. Thirrja ndaj BE-së është që "gjejë një zgjidhje në përputhje me parimet e ndarjes midis Shteteve Anëtare". "Veprimi i vendosur nga institucionet europiane, - tha ministri i jashtëm, Enzo Moavero Milanesi - mund të kapërcejë këtë problematikë të përhershme përmes një qasje strukturore për ndarjen e barrës, e cila tashmë është aplikuar disa herë gjatë dy muajve të fundit, në bazë të marrëveshjeve ad hoc mes të njëjtit shtet ". Ministri i Brendshëm Matteo Salvini gjithashtu foli për rastin. "Ose Evropa të vendosë seriozisht që të ndihmojë Italinë në praktikë, tha ai, ose ne do të jemi të detyruar të shkatërrojmë përfundimisht aktivitetin e kontrabandistëve të qenieve njerëzore".