Italia kërcënon me bllokimin e buxhetit të BE
Zv/Kryeministri i Italisë ka kërcënuar se mos ndryshimi i politikave të emigracionit në BE do ta detyrojë Italinë që të bllokojë buxhetin e ardhshëm të Unionit.
Ligi Di Maio zv/kryeministri i Italisë ka thënë se nëse Evropa nuk ndryshon kuotat e pranimit të emigrantëve të huaj, Roma do të kundërshtojë me veton e saj buxhetin e BE për 7 vitet e ardhshme. Giuseppe Conte kryeministër i Italisë gjithashtu ka thënë: Italia është e gatshme që të ulë kuotën e fondeve të saj për buxhetin e ardhshëm të Evropës. Deri tani Evropa nuk ka mundur të arrijë një marrëveshje finale për krizën e emigracionit. Paaftësia për menaxhimin e situatës së krijuar nga anije Diciotti me 15 emigrantë në portin Catania në jug të Italisë ka tensionuar marrëdhëniet e këtij vendi me unionit. Evropa përballet seriozisht me problemin e emigrantëve të jashtëligjshëm që prej vitit 2015.