Demonstrata në disa qytete anembanë botës kundër ndryshimeve klimatike
(last modified Sun, 09 Sep 2018 06:58:04 GMT )
Shtator 09, 2018 08:58 Europe/Tirane
  • Demonstrata në disa qytete anembanë botës kundër ndryshimeve klimatike

Njëkohësisht me forumin mjedisor të Tailandës, në dhjetëra qytete në mbarë botën u organizuan protesta kundër ndryshimeve klimatike.

Lëvizja protestuese "Ngrihuni për Ambientin ", ka kërkuar të ndërmerren hapa të menjëhershme për të bllokuar dhe parandaluar ndryshimet klimatike në një kohë kur sipas agjencisë France 24 të lajmeve, në nivel global po mbahen bisedime mbi sfidat e krijuara nga ndryshimet klimatike. Kjo lëvizje ambinetaliste me anë të protestave të organizuara në shumë qytete të botës ka kërkuar uljen e përdorimit të lëndës djegëse fosilike dhe përdorimin e teknologjisë diellore për prodhimin e energjisë. Protesta janë organizuar në qytete si Australia, Franca, Filipine dhe Tajlanda. Në Bankok, kryeqytetin e Tajlandës, shumë protestues janë mbledhur përballë zyrës rajonale të OKB. Në këtë zyrë janë mbledhur delegacione nga vende të ndryshme të botës për të shqyrtuar dhe analizuar rrugët e zbatimit të traktatit të Parisit për ambientin. Takimi ka nisur ditën e martë dhe deri tani nuk ka pasur ndonjë përparim të dukshëm. Më herët bisedime të tilla janë mbajtur në Poloni.

 

 

Tags