Lavrov: Sjellja e anglezëve është sikur e edukatorëve të çerdheve
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministres angleze në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe deklaroi se sjellja e anglezëve ndaj neve është si sjellja e edukatorëve të çerdheve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergei Lavrov këtë deklaratë e bëri në përgjigje të deklaratave të Theresa May, kryeministres së Anglisë, në mbledhjen e KS të OKB kundër Rusisë e cila edhe njëherë ka akuzuar Rusinë për përdorimin e lëndëve kimike në Angli. Shefi i diplomacisë ruse tha: "Ata po na thonë neve se i dinë të gjitha gjërat, prandaj ju duhet të pohoni dhe të pranoni se çfarë veprimi të keqe keni kryer dhe të zotoheni se nuk do të përsërisni gjëra të tilla. Një sjellje kjo të cilën e vërejmë vetëm nëpër çerdhe. Theresa May nuk është për herë të parë që na akuzon neve dhe për çdo herë me arrogancë deklaron se posedojnë dëshmi të plota, mirëpo nuk paraqesin dëshmi pranë askujt. Anglia me këtë qasje politike së paku po shkel pikat 3 dhe 4 të konventës dhe traktatit dypalësh dhe shumëpalësh në kuadër të Këshillit të Evropës që në raste të tilla i konsideron të domosdoshëm bisedimet e drejtpërdrejta në lidhje me gjendjen e krijuar", - tha Lavrov.