Shtohet numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi
Burimet informative njoftuan për shtimin e numrit të viktimave nga tragjedia e ditëve të fundit në Indonezi. Të paktën 832 persona kanë vdekur nga tërmeti dhe cunami që goditën ishullin indonezian të Sulawesi.
Lajmi është konfirmuar nga agjencia kombëtare e fatkeqësive. Raportohet se zona e prekur ishte më e madhe se sa mendohej fillimisht. Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave që u rrëzuan nga tërmeti i së premtes me magnitudë 7.5 ballë, tha zëdhënësi i agjencisë Sutopo Purwo Nugroho në një konferencë shtypi. Tërmeti ka shkaktuar valë cunami deri në 6 metra, shtoi ai. Ekipet e shpëtimit kanë gërmuar me duar në rrënoja për të nxjerrë të mbijetuarit në qytetin indonezian Palu.