Mediat e BE duan të rrëzojnë qeverinë italiane
Vazhdojnë të mbeten të hapura e me tone debatet mes qeverisë italiane e institucioenve Europiane të cilat kritikojnë politikat e refomrat e ndërmarra nga ekzekutivi Conte në fushën e emigracionit dhe në atë të ekonomisë.
Zëvëndës kryeministri italian e lideri i Lëvizjes 5 Yje Luigi Di Maio ka reaguar sot me një deklaratë të fortë ndërsa ndodhej në një takim me elektoratin në rajonin e Bazilikatës. "Sistemi mediatik e sistemi europian tashmë e kanë vendosur që kjo qeveri italiane duhet të rrëzohet sa më shpejt e mundur, është shprehur Di Maio. Por sa më shumë përpiqen aq më shumë na ndihmojnë të jemi të bashkuar." Kundër sistemit mediatik italian zëvëndëskryeminstri Di Maio, është shprehur dhe një ditë më parë duke i akuzuar mediat "la Reppublica" e "L'Espresso" si përhapëse të fake news në dëm të qeverisë e me një konflikt të fortë interesi. "Nga njëra anë është Bersluconi e nga ana tjetër grupi De Benedetti", është shprehur Luigi Di Maio, duke iu refeurar kompanive sipërmarrëse të dy mediave, që sipas tij frymëzohen nga interesa politike. "Media të tilla duhen të mbyllen e gazetarët duhen hequr nga puna", është shprehur ai.