Sulm ndaj ambasadës izraelite në Ankara
Tetor 16, 2018 20:54 Europe/Tirane
Burimet sioniste raportuan se një fermer turk ka sulmuar ambasadën izraelite në Ankara.
Burime izraelite thanë të martën se fermeri turk, Aidin Sakrijeh, kur po synonte të sulmonte ambasadën izraelite në Ankara, është arrestuar nga forcat e sigurisë. Sipas raportit, fermeri turk nuk i kushtoi vëmendje urdhrit të policisë turke për t'u ndalur dhe përfundimisht ai vazhdoi rrugën me traktorin e tij ndërsa u qëllua nga një polic dhe u ndal pas përplasjeve me makinat e parkuara para traktorit të tij. Burimet sioniste thanë se shoferi 45-vjeçar i traktorit, është marrë në pyetje nga forcat policore turke, ndërsa nuk ka pasur ndonjë të kaluar kriminale.
Tags