Strow; Politika amerikane kundrejt Iranit është e gabuar
Ish ministri i jashtëm i Britanisë së madhe, Jack Strow, politikën e jashtme të Amerikës kundrejt Iranit e ka quajtur të gabuar dhe ka kërkuar ndryshimin e kësaj politike të Uashingtonit.
I pranishëm në takimin mbi perspektivën dhe zhvillimin e marrëdhënieve tregtare të Britanisë së Madhe dhe Iranit, takim që u mbajt në Londër, Jack Strow, largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe vendosjen e sanksioneve kundër Iranit e ka quajtur të gabuar dhe ka thënë se qeveria e Donald Trump pa mbështetjen e Evropës nuk do të mund të zbatojë sanksionet e pretenduara prej saj kundër Iranit. Strow përmendi zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha: tërheqja e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe nga marrëveshjet e tjera ndërkombëtare në dy vitet e kaluara, ka dëmtuar rëndë kredibilitetin e Uashingtonit. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Truman Lemont i dërguari special i qeverisë angleze për çështjet tregtare me Iranin. Ai tha se tërheqja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ishte një vendim i gabuar dhe shtoi se marrëveshja bërthamore ka vlerë për Britaninë e Madhe e cila përpiqet për ruajtjen e saj. Takimi perspektiva e marrëdhënieve tregtare mes Iranit dhe Anglisë u mbajt në prani të Hamid Baidi’neazh ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Londër. Takimi u mbajt në kohën kur Donald Trump më 8 maj shpalli tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore dhe pasi ka përsëritur akuzat e pabaza kundër Iranit ka paralajmëruar rikthimin e sanksioneve kundër Republikës Islamike të Iranit.