Trump vazhdon deklaratat kundër Iranit dhe rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82384-trump_vazhdon_deklaratat_kundër_iranit_dhe_rezistencës
Presidenti i Amerikës ka përsëritur pretendimet e tij të pabaza kundër Iranit dhe boshtit të rezistencës dhe ka njoftuar për vendosjen e sanksioneve të aspra sipas tij, kundër Hezbullahut të Libanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2018 13:59 Europe/Tirane
  • Trump vazhdon deklaratat kundër Iranit dhe rezistencës

Presidenti i Amerikës ka përsëritur pretendimet e tij të pabaza kundër Iranit dhe boshtit të rezistencës dhe ka njoftuar për vendosjen e sanksioneve të aspra sipas tij, kundër Hezbullahut të Libanit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, pretendoi se sanksionet e reja të Amerikës kanë kufizuar burimet financiare të Hezbullahut të Libanit.

Presidenti i Amerikës në vazhdim duke anashkaluar tërësisht përmbajtjen e marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Grupit 5+1 dhe Iranit, pretendoi se do të shfrytëzojë çdo mjet për ta luftuar terrorizmin dhe një prej arsyes që Amerika ka dalë nga marrëveshja bërthamore është pikërisht kjo.

Trump duke përsëritur kërcënimet bërthamore kundër Iranit, shtoi: “Pas 4 nëntorit, do të zbatohen të gjitha veprimet dhe sanksionet bërthamore të Amerikës kundër Iranit në mënyrë të plotë”.