Bisedimet e Putinit dhe Merkel për zhvillimet në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82429-bisedimet_e_putinit_dhe_merkel_për_zhvillimet_në_evropë
Presidenti rus dhe kancelarja gjermane kanë diskutuar mbi zhvillimet në Evropë, duke përfshirë edhe Ukrainën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 27, 2018 17:05 Europe/Tirane
  • Bisedimet e Putinit dhe Merkel për zhvillimet në Evropë

Presidenti rus dhe kancelarja gjermane kanë diskutuar mbi zhvillimet në Evropë, duke përfshirë edhe Ukrainën.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan të shtunën për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe në margjinat e samitit katërpalësh në Stamboll të Turqisë. Sipas këtij raporti, Kremlini ka thënë se edhe pozicioni i Berlinit në lidhje me krizën në Ukrainë është i ndryshëm nga Rusia, Gjermania dhe Rusia kanë vendosur për të vazhduar bisedimet. Vlen të theksohet se sot, Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Evropë ka thënë se Moska është e gatshme të japë kontributin e saj për zbulimin e terroristëve dhe elementëve përgjegjës për sulmet kimike në Siri. Vladimir Chizov, ka thënë se shërbimi informativ dhe i sigurisë i Rusisë ka në dispozicion një listë me emrat dhe organizatat terroriste mes tyre Helmetat e Bardha, të cilët janë implikuar në sulmet kimike në Siri. BE po ndërmerr masa për të ndëshkuar dhe sanksionuar personat e implikuar në sulmet kimike në Siri, por lista e emrave nuk është publikuar dhe Moska është e gatshme të ndihmojë Brukselin në këtë çështje ka thënë përfaqësuesi rus në BE.