Manovrat raketore ruse, përgjigje ndaj NATO-s
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82562-manovrat_raketore_ruse_përgjigje_ndaj_nato_s
Rusia planifikon që këtë javë të kryejë testime të reja raketore në kufi me Norvegjinë , në zonën ku NATO-ja është duke kryer stërvitjet më të mëdha ushtarake prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, një hap që është cilësuar si përshkallëzim i tensioneve në Veri të Largët.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 31, 2018 19:06 Europe/Tirane
  • Manovrat raketore ruse, përgjigje ndaj NATO-s

Rusia planifikon që këtë javë të kryejë testime të reja raketore në kufi me Norvegjinë , në zonën ku NATO-ja është duke kryer stërvitjet më të mëdha ushtarake prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, një hap që është cilësuar si përshkallëzim i tensioneve në Veri të Largët.

“Ne jemi njoftuar javën e kaluar për testimet raketore të planifikuara nga Rusia jashtë bregut të këtushëm”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në perëndim të Norvegjisë, ku janë duke u zhvilluar stërvitjet e NATO-s. Manovrat e NATO-s synojnë që të trajnojnë personelin për të mbrojtur shtetet e aleancës pas agresionit potencial. Moska e zemëruar është zotuar se do të “hakmerret”. “Pavarësisht tentimeve të përfaqësuesve të aleancës dhe anëtarëve tjerë për të prezantuar këtë aktivitet për qëllime të mbrojtjes, është e qartë se ky demonstrim i forcës ka natyrë anti-ruse”, ka thënë ministria e Jashtme e Rusisë. Ushtria ruse ka njoftuar javën e kaluar se do të pozicionojë katër luftanije në veri të Atlantikut për të kryer stërvitjet e veta.